Re: Road to France Euro 2016 : Albania
Posted: Fri May 08, 2015 7:47 pm
Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri- Gjermani kanë folur edhe 2 presidentët, ai i FSHF-së, Armand Duka si dhe ai i Federatës kosovare Fadil Vokri duke u ndalur te pranimi i Kosovës me të drejta të plotë në FIFA.
Vokrri: “Kosova është shumë pranë pranimit në FIFA dhe shpresoj që të kemi sa më shpejt lajme të gëzueshme. Ne jemi gati për të marrë pjesë në një kompeticion zyrtar pavarësisht vështirësive. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh por do të afrojmë edhe të tjerë që të jemi një ekip sa më i fortë. Puna jonë ka nisur dhe tashmë presim vetëm pranimin me të drejta të plota dhe uroj që të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi për “Supersport” Vokrri.
Duka: ”Shpresojmë që të kemi një njoftim pozitiv nga KAS edhe pse duhet të presim deri në 29 maj. Kontributi i Vokrrit është shumë shumë i madh. Të gjithë jemi në pritje të pranimit të Kosovës me të drejta të plota në FIFA dhe mendoj se shumë shpejt mund të ndodhë madje në eleminatoret e Botërotit mund të marrë pjesë edhe Kosova, por shpresoj mos jemi në të njëjtin grup. Për këtë unë kam biseduar edhe me autoritetet e UEFA-s ndaj dhe jam optimist. Kosova është duke treguar shumë vlera në çdo sport dhe shpresoj dhe besoj se Kosova mund të tregojë vlerat e saj edhe në futboll”, deklaroi Duka
~Simboli~