Page 1 of 1

[Friendly] Luxembourg 3:0 Albania - Forfeited

Posted: Fri Aug 26, 2016 2:35 am
by Simboli i Diellit
:ckemi: Federata Shqiptare e Futbollit merr një tjetër gjobë nga FIFA. “Qeveria” e futbollit botëror ka vendosur që Kombëtarja shqiptare të humbasë në tavolinë ndaj Luksemburgut.

Bëhet fjalë për takimin miqësor që Shqipëria luajti më 29 mars ndaj Luksemburgut.

Edhe pse sfida u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë, FIFA ka vendosur që ndeshja të quhet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe shkak për këtë bëhet aktivizimi i mesfushorit Ergys Kaçe.

Ky i fundit mori dy kartona të verdhë në miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë dhe nuk duhej aktivizuar përballë Luksemburgut.

Gjithashtu Komiteti i Disiplinës pranë FIFA-s ka vendosur që FSHF të gjobitet edhe me 7500 franga.

Re: [Friendly] Luxembourg 3:0 Albania - Forfeited

Posted: Fri Aug 26, 2016 5:47 am
by Plako
This gonna f*** up our coefficient. Idiots


Sent from my iPhone using Tapatalk