Page 1 of 1

28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!

Posted: Sat Nov 28, 2020 1:59 am
by Simboli i Diellit
Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.
Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.
Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.
Pavarësia e Shqipërisë nga perandoria turke, mjerisht jo e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera si Kosova e Çamëria, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”.
Kështu, si sot, më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-tës qё ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.
Pra, Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë vjetëve e shelujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi.

Por 28 nëntori përkon dhe me ditëlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari ! Kaq shume motive për të festuar një ditë si kjo , një festë që bashkon të gjithë shqiptarët !

https://youtu.be/zPYlcY75QiA

Re: 28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!

Posted: Sat Nov 28, 2020 2:20 am
by Simboli i Diellit
Filmi i Skenderbeut

https://youtu.be/Ct-Xt9gDwO0


Filmi Nentori i dyte

https://youtu.be/OHNGsTiBubs

Re: 28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!

Posted: Sat Nov 28, 2020 2:29 pm
by ZenMaster
Urime të gjithë shqiptarëve!

Re: 28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!

Posted: Sun Nov 29, 2020 1:10 pm
by Simboli i Diellit
They speak better than some albanian diaspora :)

https://m.facebook.com/story.php?story_ ... 7788615004

Re: 28 Nëntori festë e të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!

Posted: Mon Nov 30, 2020 3:42 pm
by Plako
Simboli i Diellit wrote: Sun Nov 29, 2020 1:10 pm They speak better than some albanian diaspora :)

https://m.facebook.com/story.php?story_ ... 7788615004
Po kta jane agjentet e ardhshem to FSB-se, normal qe do flasin Shqipen uje. :)