"Migjeni" je me të vërtetë i fortë kur akuzon tjetrin për analfabetizëm por shkruan gjëra si "t'a kishe"

Migjeni, ai i vërteti, ndoshta po dridhet në varr tani nga cilësia e drejtëshkrimit tënd.
Unë nuk lexoj media kosovare por lexoj shumë media të huaja, dhe çdo herë që del kosova në lajme është o për radikalizëm fetar o për naj karllik që ka bo VV në parlament. Ky është kontributi i VV.
Pse partitë e tjera nuk llapin kundër radikalizmit nuk do të thotë që dhe VV ka check të bardhë të mos llapi as ajo. Për mendimin tim Kosova po shkon djrejt protektoratit turk, një shtet i dështuar siç është bosnia dhe maqedonia. Unë nuk e dua këtë të ardhme për kosovarët!
Plako, pse çuditesh? Komunistët dhe islamistët kanë armik të përbashkët, Amerikën. E kështu armiku i armikut tim është miku im, nuk e di?
Dhe një gjë çuna, edhe unë besoj se duhet kqyrur mirë kush vë firmën mbi njërin apo tjetrin artikull në gazeta. Por kjo s'do të thotë që çfarë thuhet në artikull duhet paragjykuar automatikisht sepse e ka shkruajtur filani apo fisteku i njërës apo tjetrës gazetë. Sepse kam përshtypjen që kjo ndodh me shumicën e shqiptarëve. Çdo ide përjashtohet se e ka shkruajtur njëri apo tjetri i cili është kshu apo ashtu.
Një orë e prishur është e saktë dy herë në ditë thotë një fjalë e urtë.